Maqedoni

“Monstra”, lexohen SMS porosi të Gruevskit dhe Jankullovskës

Me leximin e transkriptove nga SMS porositë dhe një komunikim tjetër I ndërlidhur me vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smillkovës më 12 prill të vitit 2012, sot në Gjykatën Penale ka vazhduar gjykimi për rastin “Monstra”.

Numri më i madh i SMS porosive të lexuara në seancën e sotme ishin të periudhës nga 13 deri më 8 maj 2012 mes politikanëve të asaj kohe.

Lëndën në fjalë e  udhëheq gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa si përfaqësues të aktakuzës janë prokurorët Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski.

Për vrasjen e pesëfishtë që ndodhi shtatë vite më parë, ku u vranë të rinjtë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Acovski dhe Aleksandar Naqevski, gjegjësisht peshkatari Borçe Stefanovski, me burg të përjetshëm u dënuan Halil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailloviq, Fejzi e Haki Aziri, si dhe Sami Luta.

Loading…