Shqipëri

Momenti kur qytetari trim ndalon shoferi e droguar në mes të sheshit në Tiranë (VIDEO)

Një incident i rëndë ka ndodhur pak minuta më

Një incident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në sheshin Skënderbej, ku një person ka thyer barrierat me makinë, dhe ka hyrë në mes të sheshit.

Makina rrezikoi jetën e dhjetra personave që kanë qenë të pranishëm në shesh, në një ditë me diell, përfshirë dhe shumë fëmijë.

Ka qenë një person që ka ndërhyrë dhe ka neutralizuar personin që drejtonte makinën, duke bërë një akt heroik, që do tia kishte zili çdo punonjës policie.

Personi që ishte në drejtimin e mijetit, tha se nuk e kuptoi se çfarë po ndodhte, ndërkohë që fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga kjo ngjarje e rëndë.

I riu që u hodh mbi makinë duke kryer një akt heroik, dëshmoi: “Pashë që vuri në rrezik jetën e qytetarëve. Nuk e njoh dhe pashë që ishte akt terrorist dhe u mundova ta ndaloj. Vrapova ta ndaloj”.

Burime bëjnë me dije se personi që ishte në drejtimin e mjetit është shtetasi Nertil Qazimi, i cili dyshohet se ka qenë i droguar në momentin kur ka hyrë me makinë në shesh. Atij i janë gjetur me vete disa doza me kanabis, ndërkohë që më herët kishte përplasur disa makina të tjera, që ishin në zonën rreth sheshit. /Faxweb/