Lajme Shqipëri

Momenti kur besimtarët në xhaminë e Tiranës sulmohen me thikë

Është publikuar një video nga sulmi në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë.

Siç shihet në këto pamje të siguruara nga Report Tv, Nikollaj ka hyrë fillimisht me qetësi në xhami, teksa në dorën e djathtë mbante thikën.

Mesa duket një prej besimtarëve e ka kuptuar se diçka nuk shkonte dhe sapo ka parë në derë Nikollajn ka ikur me vrap duke i shpëtuar sulmit me thikë.

Por nuk ka ndodhur kështu me një besimtar tjetër që në ato momente po lexonte librin e shenjtë, i cili është më i lënduari nga ngjarja pasi është goditur 2 herë me thikë dhe Nikollaj është rikthyer sërish, por besimtari u largua me vrap nga xhamia.