Shqipëri

Momenti kur besimtarët “arrestojnë” terroristin katolik në xhami, e godasin me shkelma e karrige

Top Channel ka siguruar pamjet e ndalimit të

Top Channel ka siguruar pamjet e ndalimit të autorit pas plagosjes me thikë buke në xhaminë “Dine Hoxha” në rrugën e Kavajës, ku ka qëlluar me thikë 6 besimtarë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pikërisht gjatë aktit të lutjes dhe autori  është Rudolf Nikolli, 34 vjeç nga Burreli. Pasi doli nga xhamia, tentoi të godiste edhe njerëzit në rrugë.

Në pamje duket se si personat e pranishëm jashtë xhamisë kanë kapur 34-vjeçarin dhe e kanë shtrirë në tokë duke e mbajtur me forcë. “Desh ma futi me thikë dhe mua”, tha njëri prej personave që po e mbante derisa erdhi policia.

Pasi mbërritën forcat blu dhe përpiqen të prangosin autorin, një prej të pranishmëve e godet me shkelma dhe bërtet, “O legen, o maskara”.

Ndërkohë, njëri prej të plagosurve ndodhet në sallën e operacionit sepse e ka kapur thika në pjesën e mesit. Pesë të tjerë, të identifikuar si Donald Koçi, Mariglen Konja, Kleon Jaupaj, Anri Tola, Saba Peposhi ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Autori jeton në Klos bashkë me familjen por është bërë shumë i dhunshëm, ndërsa të paktën gjashtë muaj vuan nga depresioni. Veç këtij akti të rëndë, rezulton se gjithashtu ka dhunuar edhe familjen që ka në Klos.

Sipas burimeve, ai ka ardhur prej pak kohësh nga Anglia dhe që atëherë është bërë problematik.