Lajme

Momenti i tmerrshëm kur një grup i lag policët me benzinë duke brohoritur “ndizni flakë”

Policia britanike ka publikuar pamje të siguruara nga helikopteri, ku një person u hedh benzinë policëve.

Raportohet se policët i kanë dëgjuar këta persona duke thënë “kush ka çakmak, kush ka çakmak, t’ua vëmë flakën”.


Incidenti është incizuar në Basildon të Britanisë vitin e kaluar, por u publikua sot si pjesë e një dokumentari të ri.

Policët kishin shkuar në vendin e ngjarjes pasi ishin njoftuar se dikush po e vozit motoçikletën në mënyrë të rrezikshme.