Sport

Momente paniku në botërorin e notit në Budapest, sportistes i bie të fikët e përfundon në fund pishinës

Momente paniku janë regjistruar ditën e sotme

Momente paniku janë regjistruar ditën e sotme në botërorin e notit në Budapest. Anita Alvarez, 25-vjeçarja nga SHBA, në fund të stërvitjes së saj të notit të sinkronizuar ka përfunduar në fund të pishinës për gati rreth dhjetë sekonda.



Askush nuk e vuri re, përveç trajneres së saj, e cili është zhytur menjëherë në ujë, për t;i dhënë ndihmën e parë.

Pasi shpëtohet, ajo u është dorëzuar në mënyrë të sigurt mjekëve ndihmës në anë të pishinës.

Anita fatmirësisht është mirë dhe është shënuar pas gjendjes së të faktit të shkaktuar nga vapa e madhe dhe stresi i akumuluar.