Showbiz

Mohuan lidhjen por Majk dhe Miss Kosova “kapen mat” tek shtëpia e reperit

Prej disa kohësh, flitet që reperi i njohur nga

Prej disa kohësh, flitet që reperi i njohur nga Kosova, Majk, dhe Miss Kosova, Blerta Veseli, janë në një lidhje dashurie. Pavarësisht sinjaleve që janë dhënë në rrjetet sociale, askush nga të rinjtë nuk e ka pranuar publikisht romancën, madje Majk, përkundrazi, e ka mohuar me një postim në profilin e tij në Instagram disa ditë më parë.





Po tani çfarë ndodhi?

Pavarësisht përpjekjeve për të mbajtur çdo gjë private larg kureshtjes së publikut, këtë herë ka qenë vetë reperi dhe Blerta që kanë provokuar me postimet nga i njëjti ambient.

Siç duket edhe në këto foto, është e kuptueshme që Majk dhe Blerta kanë qenë në të njëjtën shtëpi. Këto postime përforcojnë më shumë dyshimet që mes të rinjve ka nisur tashmë një histori.

Si fillim historia u mësua publikisht kur Majk publikoi një foto të vetën nga llogaria e Blertës në Instagram, por më pas e mohoi duke thënë se kjo nuk ishte aspak e vërtetë.

Bazuar në disa foto të hershme të Majk, fotot e publikuara së fundi nga ai dhe Blerta, lënë të kuptohet se kjo është shtëpia e Majk dhe se Miss Kosova mbrëmjen e ka kaluar pikërisht në shtëpinë e reperit.

Nëse po kërkoni fotot, nuk do t’i gjeni më. Mjaftuan aq sa për të ngacmuar rrjetin dhe pastaj të dy fshinë gjurmët…. Për ta mohuar përsëri?

640-0-5fbbefd4f1f01-1 640-0-5fbbefd6b6e28