Lajme

Mogherini takim me liderët e Ballkanit, mungon Rama

Ndonëse ishte konfirmuar se Edi Rama do të me

Ndonëse ishte konfirmuar se Edi Rama do të merrte pjesë në darkën e punës që u zhvillua sot në Bruksel midis liderëve të rajonit dhe Federica Mogherinit, kryeministri shqiptar nuk është shfaqur. Ky ishte takimi i fundit që Mogherini zhvilloi me liderët e rajonit si Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, përpara përfundimit të mandatit.

Kryeministri Rama ndodhej ditën e sotme në Athinë, në një vizitë të parashikuar, ku u takua edhe me homologun Mitsotakis.

Deri më tani nuk ka asnjë njoftim për shkakun e anulimit të pjesëmarrjes së Ramës në takimin e Brukselit.

Ky ishte takimi i parë që Mogherini zhvillonte me liderët e Ballkanit, pas vendimit të Këshillit Evropian për të bllokuar hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Të gjithë liderët e rajonit, përfshirë presidentët e Kosovës dhe Serbisë, ishin të pranishëm në takim. Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç takohen për herë të parë që nga viti i kaluar, kur dialogu midis dy shteteve u ndërpre për shkak të vendosjes së taksës 100% nga Kosova për produktet serbe.


Etiketa: ,