Showbiz

Moderatorja e njohur flet për planet për fëmijë: E dashuroj idenë e të pasurit një fëmijë për 5 sekonda, por…

Moderatorja Fjoralba Ponari ka zhvilluar së fu

Moderatorja Fjoralba Ponari ka zhvilluar së fundmi një intervistë vrituale me ndjekësit e saj në Instagram, ku ka zbuluar detaje rreth jetës së saj.



Mes të tjerash një ndjekës e ka pyetur Fjoralbën nëse ka plane për fëmijë. Teksa e ka ripostuar pyetjen moderatorja është përgjigjur duke shkruar se e dashuron si ide, por jo për shumë kohë. Kjo pasi “shëndeti i saj mendor” dhe anagzhimet i thonë “Jo.”

“E dashuroj idenë e të pasurit një fëmijë për 5 sekonda, por pastaj ftillohem sepse angazhimet, synimet dhe shëndeti im mendor thonë jo!”– shkruan Fjoralba.

Fjoralba Ponari tregohet tepër private për jetën e saj sentimentale dhe për lidhjen me partnerin e saj, i cili nuk është person publik.

Pavarësisht se ndodh rrallë, Fjoralba poston foto me Françeskon, partnerin e saj.

Më herët ajo ka treguar se Francit nuk i pëlqen të jetë një qendër të vëmendjes, si natyrë introverte dhe për këtë arsye ajo nuk shfaqet shpesh me të në publik.

“Le të themi që s’ka shumë qejf të jetë në syrin e publikut, si natyrë introverte që është! P.s: Kjo ishte bluza që zgjodhi për në festën e ditëlindjes (vetëm miqtë e ngushtë) që ishim dje!”, ka treguar moderatorja disa kohë më parë. /Panorama Plus