Lajme

‘Mjekëve kirurgë u jepet një maskë në 5 ditë’ – Kryemadhi: Kushtet në spitale, të vështira

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh s

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se një maskë jepet në spital për një mjek kirurg, një maskë në 5 ditë, në një intervistë për ora news.

Ne nxorëm tanket në bulevard për të luftuar covidin. Kjo periudhë në mars nuk shërbeu për ndërgjegjësimin e njerëzve, por përkundrazi. Edhe SIDA është sëmundje vdekjeprurëse, edhe kanceri. Këto vijnë si rezultat i ndërgjegjësimit dhe sjelljes së shtetit.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Është krijuar një situatë e tillë ku është vendosur në një pozicion të vështirë qeveria dhe mjekët. Janë mjekët aty ku kërkohet ndihmë në momentet e vështira. Kam shumë mjekë miq dhe më thonë se kushtet janë tmerrësisht të këqija.

Një maskë jepet në spital për një mjek kirurg, një maskë në 5 ditë. Një maskë e tillë nuk është higjienike. Nuk kanë infrastrukturë në kryeqytet dhe në spitalet rajonale.” , deklaroi Kryemadhi. 


Etiketa: , , ,