Lajme

“Mjekëve do t’u duhet të zgjedhin mes pacientëve!” Pipero kundërshton Manastirliun

Ditën e djeshme Komiteti Teknik i Ekspertëve pa

Ditën e djeshme Komiteti Teknik i Ekspertëve paralajmëroi masa të reja me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19, për të cilat ka folur edhe mjeku Pëllumb Pipero, teksa ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Open”.

Infeksionisti tha se ishte dakord me vendimet e marra duke marrë parasysh ecurinë e virusit tanimë, duke shtuar se vatër kryesore e përhapjes së virusit është familja, baret e lokalet, pra vendet ku njerëzit janë më pranë njëri-tjetrit.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Vatër kryesore e përhapjes së virusit është familja, baret, restorantet. I sugjerova që atëherë Komitetit të Ekspertëve që të shqyrtonin fashën e orareve për lokalet. Gjithashtu kërkova mbylljen e kinemave si pjesë e masave. Këto masa janë në përputhshmëri me ecurinë e valës së virusit. Prandaj jam dakort me vendimet e reja,” tha Pipero.

Ditën e djeshme, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha nga foltorja e Kuvendit se nëse situata do të mbingarkohet, mjekëve do tu duhet të zgjedhin mes pacientëve.

Kjo deklaratë është kundërshtuar nga Pipero, i cili tha se nuk do ta lejonte të ndodhte kjo gjë. Ai është zotuar se në asnjë moment mjekëve nuk do tu duhet të zgjedhin mes pacientëve të infektuar me Covid-19, se cili prej tyre, do të marrë më parë mjekimin e nevojshëm.

Sipas tij, ata kanë vite nëpër spitale dhe nuk kanë vetëm pak muaj eksperiencë, duke besuar në aftësinë e doktorëve për të përballuar edhe një rast mbingarkese.

“Jap garanci personale. Nuk jam mjek që kam vetëm një vit karrierë. Kemi vite këtu ne. ndodhi në vendet e tjera, sepse në fillim nuk dinin asgjë, tani dimë gjithçka,”- tha Pipero.


Etiketa: , , ,