Lajme

Mjekët thanë tri herë se do të vdiste, pacienti me koronavirus del nga spitali pas 7 muajsh

Pacienti që ka vuajtur më gjatë nga koronavirus

Pacienti që ka vuajtur më gjatë nga koronavirusi, në Britaninë e Madhe, ka dalë më në fund nga spitali, pas rreth 7 muajsh qëndrimi aty.

Taksisti Ali Sakallioglu kaloi plot 222 ditë në spital dhe gjatë kësaj kohe ka pësuar një atak në zemër, mosfunksionim mushkërish dhe dëmtim organesh të tjera. Familjes së tij iu tha nga mjekët në 3 raste të ndryshme se ai do të vdiste.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Por, Aliu doli mbi të gjitha parashikimet dhe e mundi virusin, duke u kthyer në shtëpi.

“Ne mund ta mundim Covidin së bashku. Mund ta fitojmë këtë luftë siç fituam Luftën e Parë Botërore dhe Luftën e Dytë Botërore”, tha 56-vjeçari për “The Sun”.


Etiketa: