Maqedoni

Mizrahi: Çdo zgjidhje ligjore brenda kornizës së legjislacionit të BE-së është e pranueshme

Për deputeten e VMRO DPMNE, Rashella Mizrah

Për deputeten e VMRO DPMNE, Rashella Mizrahi, të gjitha ligjet që harmonizohen në rregulloret e Bashkimit Evropian janë të pranueshme. E pyetur në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat, nëse do të votojë për projektligjin për shtetësinë, Mizrahi u përgjigj:

– Advertisements –


Unë do të mbështes këtë apo çfarëdo ligji tjetër që është në përputhje me standardet evropiane. Nëse e ardhmja jonë është pjesë e Bashkimit Evropian, çdo zgjidhje ligjore që është brenda strukturës së ligjit të BE do të pranohet. Çdo gjë tjetër do t’i nënshtrohet amendamenteve ose diskutimeve,” tha Mizrahi.