Lajme

Mitrovicasi i dehur sulmon policin

Policia në Mitrovicë ka arrestuar një person i cili në gjendje të dehur ka penguar e më pas ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Mitrovicë, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj të dyshuarit është hapur rasti “Sulm ndaj personit zyrtar në kryerje të detyrës”.

“Mitrovica e jugut, 20.03.2021 – 23:16. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur fillimisht ka penguar dhe më pas ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor/viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari ndalet në ndalim policor dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur policia.