Sport

Mitroviç për golin e anuluar të Ronaldos: Topi nuk e kaloi vijën

Futbollisti i Serbisë, Stefan Mitroviç, ka dekl

Futbollisti i Serbisë, Stefan Mitroviç, ka deklaruar se “topi nuk është futur në portë”, duke iu referuar golit të Cristiano Ronaldos në ndeshjen Serbi & Portugali, që përfundoi me barazim.

Ronaldo, shënoi në minutën e fundit, por gjyqtari tha se “topi nuk kishte kaluar vijën”.

“Cristiano Ronaldo ka pikëpamjen e tij për situatën, ai mund të jetë i mërzitur. Por nuk mendoj se topi u fut brenda”, tha Mitroviç, raporton Goal.

Ky gol i anuluar i Ronaldos është komentuar shumë nëpër rrjetet sociale. /Insajderi.com