Opinione

Mitmarrja – mbetet një plagë e pandreqëshme e Spitaleve Publike

Pas viteve`90 lindi një fenomen i ri në systemi

Pas viteve`90 lindi një fenomen i ri në systemin shëndetësor public shqiptar- mitmarrja.

Në kohën e diktaturës mitmarrja në spitalet publike nuk egzistonte, por egzistonte tradita si dëshira e pacientit për të falenderuar mjekun apo ekipin mjekësor që i kishte shërbyer nëpërmjet qerasjes me një drekë apo duke i dërguar dhurata në formë ushqimesh apo pijesh mjekut që e kuroi atë. Kjo traditë egziston jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë vëndet ballkanike

Pas viteve `90 me ndrrimin e sistemit, solli në sitemin shëndetësor reforma të thella duke larguar sistemin shëndetor falas si në sistemin parësor ashtu dhe në sistemin spitalor, dhe duke e orientuar atë në një sistem me pagesë nëpërmjet mbulimit me Siguracionet shëndetësore duke krijuar institutin e Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor (sot Fondi i Sigurimeve Shëndetësore), duke privatizuar Farmacitë, systemin Stomatologjik, hapjen e shkollave të larta profesionale të infermjerise, dhe të profesioneve të tjera mjekesore, duke përmirësuar disa ligje, por pa i shkuar deri në fund.

Por këto reforma nuk arritën të konsolidohen në spitale të cilat mbetën pa u reformuar sepse ndrrimi i pushteteve, ndihmat e shumta që erdhën në atë kohë nga jashtë nëpërmjet fondacioneve dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare u përvehtësuan nga individë që kishin mundësi ti merrnin sepse ato erdhën në formë dhuratash dhe duke mos patur një paketë ligjore të saktë, ato u morën dhe me to u krijuan farmacitë e para private, qëndrat shëndetësore egzaminuese dhe analiza të para private, dhoma stomatologësh të para private të pajisura me aparatura dhe pajisje të tjera të dhuruara për spitalet dhe qëndrat shëndetësore publike, por që u përdorën privatisht pa asnjë pagesë apo tarifë e taksë.

Kështu lulëzoi shërbimi privat shëndetësor në fillim pa rregulla por se Ministria e Shëndetësisë gradualisht përshtati legjislacionin disa vite me vonësë.

Kjo ndikoi shumë në punën e mjekëve dhe infermjerëve madje dhe të sanitarëve dhe të personelit ndihmës në spitale, të cilët me rroga fare të ulta punonin në kushte mizerabël në ato spitale.

Protestat publike, firmat piramidale, ngjarjet e `97-`98, ndërrimet e pushteteve, emërimet e drejtuesve në sistemin shëndetësor me militantë, lëvizjet dhe grumbullimi i mjekëve dhe infermjerëve në qytetet e mëdha duke lënë zonat rurale pa punonjë shëndetësore, shkeljet ligjore të ministrave me tenderat, me urdhrat për largimin e mjekëve nga zonat e thella në qytetet e mëdha, mungesa e një pakete ligjore të përmirsuar përvec asaj të reformave të sistemit shëndetësor në vitin `93-`94, shaktuan një mungesë disipline në Spitalet terciare, rajonale madje dhe të spitaleve më të vogla një pjesë e të cilave u mbyllën si pasojë e reformave në systemin shëndetësor duke u kthyer në qëndra shëndetësor.

Për pasojë spitalet ngelën pa kontroll, në spitale u futën mjekë e infermjerë jo cilësorë, pa konkurs, nëpërmjet presioneve të politikanëve që ishin në pushtet, u vendosën drejtues jo profesionistë, nuk u miratua Bordi drejtues i Spitaleve megjithëse Projekti i reformit të Spitaleve sidomos të qëndrave universitare spitalor e Tiranës, u drejtuan nga njez të emëruar nga politika të cilët e çthurën disiplinën në spitalet publike dhe i transformuan ata në spitale gjysëm private ku pacientët paguanin nën dorë, dhe askush nga shteti, nga ministria nuk reagonte për vite me rradhë.

Miratimi i hapjes së spitaleve private tregoi menjëherë diferëncn në cilësinë e kujdesit shëndetësor të pacientëve.

Një nga gabimet e rënda të Qeverive të viteve `90-2020 ishte mbajta e një GDP për Shëndetësinë shumë të ulët në raport me fqinjët e aq më pak me botën, rreth 2.2%-2.7%, mbajtja e rrogave të ulta për mjekët e familjes dhe të mjekëve specialistë , dhe personelet shëndetësor professional si infermjerë, fizioterapistë, imazheristë, mami, logopedistë etj. Një plagë e hapur që në vitet `90, por që u rëndua me kalimin e viteve ishte largimi i mjëkve dhe infermjerëve jashtë shtetit

Por, përsëri Drejtuesit e Sistemit Shëndetësor megjithë rregullimin e ligjit për spitalet dhe qëndrat shëndetësore dhe diagnostikese private, lejuan që mjekë dhe infemjerë, fizioterapefte, imazheristë, të punonin jo vetëm në spitalet publike por edhe në ato private njëkohësisht, duke dobësuar shërbimin shëndetësor në spitalet publike, sepse aty nuk kishte kontroll dhe as zbatim disipline administrative dhe shkencore.

Kjo lindi dëshirën e pasurimit të shpejtë e për pasojë mitmarrejn, e cila u rrit në mënyrë galopante me kalimin e viteve.

Kjo u vu re nga statistikat ku nga 3 mjekë për 1000 banorë në 1991, sot është 1 mjek për 1 mijë banorë në 2019, dhe nga 4 infermjere/mami për 1000 banorë në 1991 në 3 infermjere për 1000 banorë në 2019, siguracionet shëndetësore mbulojnë vetëm disa medikamente të rimbursuara vetëm 450 medikamente, dhe ato jo shumë cilësore, me një taksë shëndeti prej 3.7% , pra të ulët, dhe me një rimbursim të pjesëshëm të egzaminimeve në spital, duke lënë në mëshirë të fatit analizat që të siguruarit i paguajnë me lekë në dorë kryeisht në privat sepse nuk ka qëndra shëndetësore analizash publike prëvec një pakete të cunguar analizash nëpërmjet checkup-it të realizuar me PPP.

Është e vërtetë që qeverisja e sotme ka bërë hapa seriozë në përmirsimin e pjesëshëm të gjëndjes, duke rritur në mënyrë të konsiderueshme rrogat e personelit shëndetësor, duke investuar në përmirësimin e infrastrukturës së spitaleve , gjë që u vu re në kohën e Pandemisë, por janë shumë pak për një system shëndetësor publik të dalë nga binarët ku spitalet madje dhe ato qëndrore dhe universitare në Tiranë janë kthyer në një makth të vërtetë për pacientin i cili prakikisht është kthyer në klient, megjithëse paguan siguracionet shëndetësore.

Pacientët në shumicën dërrmuese të rasteve paguajnë nën dorë mjekët, infermjerët, sanitarët, në një kohë që spitali është i shtetit, pajisjet mjekësore janë shtetërore, personeli shëndetësor pagueht nga shteti.

Çpo ndodh kështu pra në Shqipëri? një mitmarrje katastrofike, ku pagesa nën dorë në jave në QSUT shkon afërsisht rreth 30.000 -50.000 euro nga shtrimet konsultat.

Harxhimet e popullatës per Capita për shërbimet mjekësore janë nga më të lartat në Europë sepse paguhen nën dorë nëprmjet mitmarrjes dhe shkojnë në 60.000 lejtë të reja në vit për person të sëmurë, megjithëse funksionojnë siguracionet shëndetësore. Ky është një turp i madh.

Reforma duhet të bëhet e thellë dhe e ashpër, pavarësisht se dikush mund të thotë se kemi pak mjekë e pak infermjerë.

Po nuk shkatërrua sistemi i mitmarrjes në Spitalet publike, nuk do të ketë shërbim cilësor të kujdesit shëndetësor për pacientët e shtruar.

Po nuk u vendos konkurimi për tu futur në punë qoftë në spital për mjekë dhe infermjerë, dhe po nuk u stimuluan mjekët dhe infermjerët e talentuar qoftë me pagesa qoftë me bonuse, dhe po nuk u futën në punë në spitalet terciale dhe rajonale, mjekë dhe infermjerë nga më të mirët (dhe këtë do ta vendosë komisioni i konkurimit), nuk do të ketë shërbim cilësor të kujdesit shëndetësor.

Po nuk u vendos drejtimi me Bord i Spitaleve nuk do të ketë Disiplinë administrative, disiplinë shkencore, dhe kontroll i harxhimit të pajisjeve, medikamenteve, consumable mjekësore, nuk do të ketë shërbim cilësor mjekësor për pacientët.

Po nuk u përmirësua legjislacioni mjekësor duke vendosur kategorizimin e infermjrëve, dhe mjekëve, po nuk u ndalua dypunësimi i mjekëve dhe infermjerëve, po nuk u nda puna midis pedagoëve mjekë dhe infermjrë me internistët, nuk do të ketë shërbim cilësor të kujdesit shëndetësor në spitale.

Ka plot elementë të një reforme të saktë në Shëndetësi.

Ndryshe fenomeni i mitmarrjes që ka degraduar aq shumë në spitale sa që edhe një sanitare si Tirja tu xhvatë fatkeqëve pacientë para, në këmbim të shërbimit- do të shkatërrojë përfundimisht Sistemin spitalor Shëndetësor.

Shpresojmë që Qeverisja e sotme dhe e Nesërme krahas përpjekjeve për të mposhtur Pandeminë, të krijojë një mundësi për një Reformë serioze në Sistemin Spitalor, dhe të mos t`ja lerë vetëm Ministres së Shëndetësisë barrën e punës.