Showbiz

Miriam Cani zbulon sekretin e jetëgjatësisë së lidhjes me Albanin: Kemi kaluar sfida të mëdha bashkë

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë ndër këngë

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe njëkohësisht çifti më i dashur për publikun shqiptar.





Reklamo bizensin tuaj ketu

Së fundmi, Miriami ka treguar për revistën “Class” sekretin e jetëgjatësisë së lidhjes së tyre 13-vjeçare.

“Kemi ngulur themele shumë të forta bashkë në këto 13 vite. Kemi kaluar sfida të mëdha bashkë dhe këto na kanë lidhur shumë me njëri-tjetrin. Ardhja e dy fëmijëve në jetën tonë na ka ridimensionuar, lidhur dhe frymëzuar për të qenë akoma më të fokusuar tek e ardhmja dhe lumturia brenda familjes sonë.

Jemi një çift i zakonshëm si gjithë të tjerët. Perfeksioni nuk ekziston. Qeshim, qajmë, duhemi dhe grindemi si çdo çift tjetër. Dhe është mirë kështu, sepse këto momente e mbajnë një lidhje gjallë”, u shpreh këngëtarja.

Kujtojmë që Miriami dhe Albani janë prindër të dy fëmijëve, Amelisë dhe vogëlushit Duam.