Dy persona që ruanin makineritë e firmës në Kaçinar të Mirditës janë dhunuar fizikisht, ndërsa 4 automjete janë djegur.
Firma e prekur nga kjo ngjarje pritet të ndërtojë HEC-e në këtë zonë.
Burime për mediat bëjnë me dije se është ushtruar dhunë ndaj dy rojeve të makinerive, të cilët janë dërguar në spitalin e Rrëshenit për ndihmë mjekësore. Ata kanë pasur fraktura në trup, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Etiketa: dhunohen rojet, digjen 4 makina, Mirditë