Lajme

Miratohet raporti për shpenzimet vjetore të Kuvendit

Komisioni për Buxhet Punë dhe Transfere ka mira

Komisioni për Buxhet Punë dhe Transfere ka miratuar raportin vjetor për shpenzimet e Kuvendit të Kosovës në vitin 2020.

Në këtë mbledhje ka raportuar sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, i cili ka dhënë sqarime për anëtarët e komisionit.

I pyetur se sab të punësuar ka Kuvendi, ai bëri të ditur se janë gjithsej 415 punëtorë.

“Nga viti 2008 e këtej Kuvendi nuk asnjë zyrtarë me kontratë mbi vepër”, ka thënë Krasniqi.

Anëtari i Komisonit nga Partia Demokratike e Kosovës, Mërgim Lushtaku ka kërkuar që të rishikohet pagesa për ekspertë të komisioneve.

Sipas Lushtakut, asnjë ekspert s’do të pranonte të punonte për 20 euro në ditë aq sa një punëtor krahu.

“Ne e kemi një rregullore e cila përcakton shumën prej 800 euro pagë për një këshillues ekspertize, dhe në bazë të asaj veprojmë”.

Ndërkaq, i pyetur nga Eman Rrahmani, anëtar i këtij komisioni nga Lëvizja Vetëvendosje, lidhur me numrin e të punësuarve me nevoja të veçanta në Kuvend, Krasniqi ka njoftuar se janë shtatë persona të kësaj kategorie.

Kryetari i Komisionit, Armend Muja ka pyetur për rekomandimet qe i ka dhënë Kuvendit Auditori dhe sa janë zbatuar ato.

“Ne jemi mirënjohës për punën e Auditorit që ka bërë. Rekomandimet e dala janë zbatuar që kanë qenë gjithsej katër″, ka theksuar tutje Krasniqi./Insajderi.com