Showbiz

Miq apo armiq? Stresi tregon për herë të parë arsyen e zënkës me Ledrin

Vite më parë, dy reperët e njohur, Stresi dh

Vite më parë, dy reperët e njohur, Stresi dhe Ledri ishin shumë shokë. Ata përherë janë fotografuar bashkë në vende të ndryshme. Por më vonë, marrëdhënia mes tyre u përkeqësua dhe nuk munguan kunjat publike që ata bënë karshi njëri-tjetrit. Së fundmi, Ledri dhe Stresi janë pajtuar dhe kanë filluar të flasin. Pak më parë, Stresi në një intervistë për “Prive” ka thënë se shkak për prishjen e miqësisë mes tyre ka qenë një hatërmbetje. “Unë nuk e kam sharë Ledrin. Mes shokëve ka hatërmbetje, por unë asnjëherë nuk i kam kaluar limitet. Kam karakter të fortë. Kemi raport shumë të mirë prej fillimit, janë divergjencat mirëpo jemi shumë mirë bashkë”, u shpreh Stresi.