Lajme

Ministrja Gërvalla ftohet për vizitë në Greqi

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donik

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla është ftuar për një vizitë në Greqi, ndonëse ky shtet deri tash ka mbajtur qëndrimin të pandryshuar për mos njohjen e Kosovës.

Ftesën e për vizitën e kryediplomates kosovare në Greqi e ka konfirmuar për RTV Dukagjinin shefja e Zyrës ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Chryssoula Aliferi.

“Kur bëhet fjalë për vizitën e Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Donika Gërvalla në Athinë, një ftesë tashmë është dorëzuar dhe data e vizitës do të caktohet në kohën e duhur”, thuhet në përgjigjen e Chryssoula Aliferi.

Mirëpo në këtë përgjigje thuhet se qëndrimi i Greqisë sa i përket njohjes së Kosovës nuk do të ndryshojë./Insajderi.com