tjera

Ministrja e Jashtme denoncon Serbinë se po e deshqiptarizon Luginën

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka thënë se diskrimini dhe fushata e depopullizimit duhet të përfundojë.

Haradinaj ka thënë se ka zhvilluar një takim me një anëtar të këshillit lokal nga Medvegja ku është informuar në detaje për kushtet e vështira që kanë shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Diskrimini sistematik i shqiptarëve në Serbi dhe kampanja e organizuar e depopullizimit duhet të përfundojë. Në një takim me Muharrem Salihu, një biznismen i suksesshëm dhe anëtar i këshillit lokal nga Medvegja, jam informuar në detaje për kushtet e tmerrshme dhe jam zotuar që do të jem zëri i tyre”, ka shkruar Haradinaj në Twitter.