Shëndetësi

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin për 24 orët e fundit: Shënohen 58 raste të reja me COVID! Asnjë humbje jete

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 58 raste të reja me COVID nga 904 testime të kryera në total. Ndërkohë nuk është regjistruar asnjë humbje jete.



Janë 260 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Janë shëruar 20 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,182 që nga fillimi i epidemisë.

Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: 34 në Tiranë, 5 në Shkodër, Korçë, 3 në Shkodër, 2 në Vlorë, Gjirokastër, 1 në Durrës, Kamëz, Lushnje, Patos, Tepelenë, Memaliaj, Skrapar.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. “Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, apelon Ministria e Shëndetësisë.

Statistika (24 Maj 2022)
Raste të reja ditore          58
Të shëruar në 24 orë       20
Të shtruar në spitale         4
Humbje jete në 24 orë      0
Testime ditore                 904

Testime totale               1,824,414
Raste pozitive                  275,939
Raste të shëruara             272,182
Raste Aktive                         260
Humbje jete                        3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            165
Korçë               18
Gjirokastër      15
Vlorë                 14
Shkodër           13
Fier                  13
Elbasan            9
Lezhë               6
Durrës              3
Dibër                 2
Berat                2