Lajme

Ministria e Jashtme merr leje për ta vizituar Blerim Maqastenën

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se Gjykata e Prokuples ia ka aprovuar kërkesën për ta vizituar Blerim Maqastenën, i cili është arrestuar ditë më parë nga policia serbe në Merdar, njofton Insajderi.

Siç është bërë e ditur në komunikatën për media, vizia do të realizohet sot paradite.

“MPJD, me të kuptuar se njeri qytetar është liruar, ndërsa z. Maqastenës i ёshtё vazhduar masa e paraburgimit edhe për tridhjetë ditё, përmes Misionit të Posaçëm Diplomatik në Serbi, ka dorëzuar kërkesë formale pranё Gjykatës sё Prokuples, pёr tё lejuar Shefin e Misionit, Ambasadorin Jetish Jashari, që ta vizitojё z. Blerim Maqastena, nё qendrën e paraburgimit nё Prokuple ku ёshtё duke u mbajtur. Vizita ёshtё aprovuar dhe do tё realizohet sot paradite”, thuhet në njoftim.

Tutje, nga kjo ministri thonë se do të parashtrojnë kërkesa të vazhdueshme pranë Bashikimit Evropian, për lirimin e Maqastenës si dhe rasti të kalojë tek autoritetet kosovare për trajtim të mëtutjeshëm.

“MPJD, vlerëson se autoritet serbe nuk janë sjellë në mënyrë të duhur për këtë ngjarje, duke neglizhuar komunikimin dhe ndarë informacionet e nevojshme për rastin”.

“Ata nuk po i marrin parasysh rrethanat në të cilat është bërë kalimi kufitar, ku dy qytetarët tanë, për shkak të kushteve atmosferike, pa dashje kanë dalë në territorin e vendit fqinj”, thuhet tutje në njoftim./Insajderi.com