Ballkan

Ministri serb i Financave rreth Mini-Schengenit: Me rëndësi që Kosova pranoi të jetë pjesë

Ministri serb i Financave, Sinisha Mali ka deklaruar se Mini-Schengeni së shpejti do të bëhet realitet i Ballkanit Perërdimor.

Njëkohësisht, ai ka thënë se dobia kryesore e Marrëveshjes së Washingtonit është integrimi i shpejt në tregtinë botërore dhe zhvillimi ekonomik i tërë rajonit.

Reklamo bizensin tuaj ketu

“E kemi nxjerrë maksimumin e mundur, posaçërisht rreth çështjeve të rëndësishme për standardin jetësor të qytetarëve që jetojnë në Ballkanin Perëndimor. Eksporti në rajon është rritur dukshëm vitet e fundit, por ekonomitë e rajonit vazhdojnë të jenë të integruara dobët në tregtinë botërore”, ka thënë Mali në intervistën për gazetën sarajevase, “Dnevni Avaz”.

Ai ka theksuar se normalizimi ekonomik i raporteve mes Kosovës dhe Beogradit do t’i kontribuojë edhe shteteve të rajonit. Ndërkohë për Mini-Shengenin, të cilën e ka quajtur “mbase edhe pikën më të rëndësishme të marrëveshjes, me rëndësi është që Prishtina pranoi të jetë pjesë e kësaj nisme”,ka thënë ai.

Në pyetjen e gazetës sarajevase nëse beson që Mini-Schengeni do të bëhet ndonjëherë realitet i Ballkanit, Mali është përgjigjur se e beson absolutisht një gjë të tillë.

“Po, absolutisht besoj se ai së shpejti, në njërën apo tjetrën mënyrë do të bëhet realitet i Ballkanit Perëndimor, madje në të ardhmen e afërt”, ka thënë ai.