Shqipëri

Ministri italian flet shqip: Drejt Evropës së përbashkuar! Rama: Shqipe perfekte

Ministri i Jashtëm dhe i Bashkëpunimit Ndërkom

Ministri i Jashtëm dhe i Bashkëpunimit Ndërkombëtar i Italisë, Luigi Di Maio është pritur sot në një takim në Tiranë nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, me të cilin zhvilloi një konferencë për mediat.

Në fjalën e tij, Rama shprehu mirënjohjen ndaj Italisë për ndihmën që dha për tërmetin tragjik të 26 nëntorit.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Kryeministri gjithashtu foli dhe për partneritetin për vaksinën anti-Covid, duke theksuar se bashkëpunimi Shqipëri-Itali do të ndikohet edhe nga lidhja e veçantë mes dy vendeve.

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio nënshkruan ditën e sotme një marrëveshje për Krijimin e Komitetit të Përbashkët të Përhershëm.

Gjatë fjalës së tij, Di Maio, foli edhe në shqip: “Drejt Europës së përbashkuar”, tha ai duke uruar për një të ardhme evropiane Shqipërinë.

Ndërsa kryeministri Rama reagoi menjëherë duke thënë: Një shqipe perfekte me dialekt napoletan