Lajme

Ministri i Jashtëm serb: Deklaratat e Osmanit dëshmi se Kosova s’është e interesuar për dialog

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq, ka thënë se deklaratat e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, që dialogu me Serbinë ka nevojë për rinisje me qasjen që Serbia të kërkojë falje për krimet e kryera në Kosovë, janë skandaloze, transmeton Insajderi.

Sipas tij, këto deklarata përfaqësojnë “guximin politik që tregon se Prishtina në thelb nuk dëshiron dialog”.

Ai ka shtuar se deklaratat e presidentes Osmani të bëra pas takimit me ministrin e Jashtëm gjerman, Haiko Maas, janë bllokuese për dialogun, raporton Rts.

“Mesazhet e përfaqësuesve të Prishtinës se do të rikonsiderojnë marrëveshjen e Brukselit për të ‘rinisur dialogun me Beogradin, të cilat, kujtoj, janë kryer me lehtësim dhe garanci nga Bashkimi Evropian, janë çmenduri politike dhe kërkon reagim urgjent nga të gjithë ata që duan stabilitet dhe paqe të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Selakoviq në një deklaratë për media.

Selakoviq ka thënë se edhe mesazhet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se dialogu s’është prioriteti kryesor “janë konfirmuar sot, dhe dëshmojnë se s’ka interesim për dialog apo kompromis”.

Të enjten, pas takimeve në Kosovë me krerë të vendit, Maas është nisur drejt Serbisë ku nesër do të takohet me krerë institucionesh./Insajderi.com