Kosovë

Ministri i Jashtëm gjerman Maas arrin në Prishtinë, pritet nga ministrja Gërvalla

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ka arritur në Prishtinë para disa minutash.

Maas është pritur në aeroportin “Adem Jashari” nga homologia e tij Donika Gërvalla.

Kryediplomati gjerman do të takohet edhe me kryeministrin, Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani me të cilën do të mbajnë edhe një konferencë për media.

Maas do të vizitoj nesër edhe kryeqytetin serb Beogradin për t’u takuar me krerët e institucioneve atje.