Kosovë

Ministri i Arsimit ka një apel ndaj nxënësve dhe mësimdhënësve për nesër

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj ka apeluar te nxënësit dhe mësimdhënësit që të respektojnë masat kundër përhapjes së koronavirusit në mënyrë që të mos vijë deri te mbyllja e institucioneve arsimore.

Përmes një postimi në Facebook, Likaj ka reaguar pasi numri i viktimave dhe të infektuarve me COVID-19 po shtohet dukshëm ditët e fundit.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Paçi kaluar fundjavë të qetë! E hëna, ditë mësimi dhe ju lutem shumë, nxënës, mësimdhënës, prindër dhe të gjithë ju pjesëmarrës në shkollë, të keni KUJDES! COVID-19 është mes nesh, madje me shifra të larta. Duke respektuar rregullat, ndihmoni veten dhe të tjerët, ndihmoni arsimin dhe kështu do të mbajmë shkollat hapur për Fëmijët, për Ne, për Kosovën!”, ka shkruar Likaj.

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 10 vdekje dhe 707 raste të reja me COVID-19.