Lajme

Ministri gjerman: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i përkasin BE-së

Përmes një postimi në faqen zyrtare në ‘F

Përmes një postimi në faqen zyrtare në ‘Facebook’, Ambasada Gjermane në Tiranë ka publikuar një pjesë të fjalës së ministrit gjerman për Evropën në Ministrinë e Jashtme Federale, Michael Roth, për gazetën ‘Die Welt’.

“Fakti që hapja e negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dështoi së fundmi për shkak të kundërshtisë së vendeve të veçanta, është një disfatë e hidhur. Por do të ishte e gabuar që tani të fshihnim kokën në rërë. Në pranverën e vitit 2020 kjo temë do të zë vend përsëri në agjendën e kryetarëve të qeverive dhe shteteve të BE-së. Atëherë ne do të duhet të bëjmë përfundimisht të qartë se i qëndrojmë fort perspektivës së anëtarësimit. Të tjera vonesa do të ishin të papërgjegjshme.

Ndërkohë Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të duhet të vazhdojnë të angazhuara përpjekjet e tyre për reforma. Ky është sinjali më i mirë për të gjithë skeptikët. Njëkohësisht edhe ne brenda BE-së duhet të bëjmë detyrat tona dhe të sqarojmë se si do të mund të tejkalojmë rezervat e shteteve të veçanta anëtare”, u shpreh Roth për ‘Die Welt’.

Komentin e plotë të Ministrit të Shtetit Roth e gjeni këtu


Etiketa: , ,