Kosovë

Ministri Elbert Krasniqi kthen në zyre flamurin e Kosovës, të cilin e kishte hequr Goran Rakiç

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka kthyer flamurin e shtetit të Kosovës, në zyren e tij

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri, ka thënë se flamuri është larguar nga zyra nga ministri i kaluar i kësaj ministrie, Goran Rakiç .

Ndërsa, ai e ka uruar Krasniqin për marrjen e detyrës së re.

Postimi i plotë i tij:

Sot, e vizitova Elbertin dhe i urova punë të mbarë në marrjen e detyrës si ministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal!

Më ra në sy vendosja e flamurit shtetëror, në vendin që e thotë ligji, i cili ishte hequr nga paraardhësi i tij nga lista serbe, në qeverinë e kaluar.