Kryeministri Edi Rama, ka udhëtuar sot për në Ohër të Maqedonisë, ku do të marrë pjesë në samitin për Zbatimin e katër lirive të Bashkimit Europian, ku përfshihen lëvizja e mallrave, njerëzve, produkteve dhe shërbimeve.
Samiti pritet të mbahet nesër, ndërkohë që kryeministri Rama është takuar sot me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Pas samitit, ditën e nesërme pritet edhe një konferenca për shtyp në orën 12.00.
Etiketa: Edi Rama, minishengeni ballkanik, Vucic, Zoran Zaev