Lajme

‘Mini-Shengeni’/ Kurti: Tirana të mos ngutet, të heqim para barrierat Shqipëri-Kosovë

I ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo

I ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’, fituesi i zgjedhjeve në Kosovë, kreu i partisë Lëvizja Vetëvendosje, ndër të tjera u shpreh edhe në lidhje me Shengenin Ballkanik.

Kurti tha se Rama më shumë duhet të bashkëpunojë me Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, sesa me Serbinë.

“Tirana të mos ngutet, në fillim duhet të heqim barrierat mes Kosovës dhe Shqipërisë”, tha Kurti.

“Në gërmallat e Jugosllavisë së dytë, Milloshevici ngriti të tretën që ishte gjenocidale, Vucic i përket asaj klike që erdhi në pushtet pas Milloshevicit, që të jetë më ekstrem se ai dhe nuk kam dyshim që synon Jugosllavinë e katërt me synim zgjerimin e saj. Unë besoj se Kosova dhe Shqipëria nuk besoj se do të bashkohen nëse këtë e shohin përmes platformave rajonale.

Ky është një kurs i rrezikshëm që nuk mund të ketë miratimin tonë. Nuk jam kundër nismave rajonale, por jo para bashkëpunimit me Shqipërinë. Të heqim njëherë barrierat me Shqipërinë pastaj me Serbinë. Rama duhet të bashkëpunojë më shumë me Malin e Zi dhe Maqedoninë para Beogradit. Te mbledhja e Ohrit, i vetmi nga Bosnja që e mbështeti ishte ministri nga Serbia. Tirana nuk duhet të ngutet, nuk duhet të nxitohet.

Kur janë qëllimet e mira, gabimet nuk janë të përjashtuara. Tirana e njeh më mirë se ne Italinë dhe Greqinë, ndërsa ne veriun dhe lindjen. Nuk ma ka marrë mendja se do të mbahet mbledhja e Ohrit pa Kosovën, pas asaj që ndodhi në Serbi. Për mua ishte e befasishme, që u mbajt pa u konsultuar edhe të tjerët. As Tirana dhe as Prishtina nuk bën të shkojnë në nisma rajonale pa folur më parë. Ne mund ta zëvendësojmë njëra tjetrën, por jo të guxojmë të kemi dy politika të jashtme’, shtoi ai.


Etiketa: , , ,