Lideri i LDK-së, Isa Mustafa u është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama në Ohër për krijimin e “mini-Schengen-it” Ballkanik. Mustafa thotë se s’dëshiron ta shohë më askënd duke përjetuar edhe një herë Jugosllavinë.
“Ne që e kemi përjetuar Jugosllavinë nuk dëshirojmë ta përjetojmë edhe njëherë. Edhe atyre që nuk e kanë përjetuar, nuk ua dëshirojmë”, – ka thënë Mustafa.
“I kam shprehur qendrimet e mia dhe te LDK-së në postimin tim lidhur Mini-sgengenin dhe Mini-jugosllavët”, – ka shtuar ai.
Kryetari i LDK-së është shprehur edhe më herët se nuk e përkrah një mini-shengen ashtu siç nuk e ka përkrahur ndryshimin e kufijve ndërmjet me Serbinë.
Etiketa: Edi Rama, Isa Mustafa, mini-Schengen-i ballkanik