Sport

Milwaukee Buck shpallet kampion i NBA pas 50 vitesh

Milwaukee Buck janë shpallur kampion të NBA, pa

Milwaukee Buck janë shpallur kampion të NBA, pasi mposhtën në finale Phoenix Suns me rezultat të përgjithshëm 4-2, apo në ndeshjen e fundit me rezultat 105-98, shkruan Insajderi.

Bucks kanë arritur të shpallen kampion pas një sezoni fantastik, duke e quar këtë trofe në Milwaukee pas plotë 50 vitesh.

Ndeshja e fundit e zhvilluar në “Fiserv Forum” në Milwaukee ishte vendimtare për fitore e tyre, pas një serie përfundimtare prej 4-2.

Giannis Antetokounmpo ishte heroi i Bucks pasi në ndeshjen e fundit shënoi plotë 50 pikë, 14 kërcime dhe pesë bllokada, duke u zgjedhur lojtari i ndeshjes dhe ‘MVP’ i finales.

Ndërsa për Suns, Chris Paul ishte më i miri për ta pasi arriti të shënoi 26 pikë, pesë asisitime dhe dy kërcime, por pavarësisht kësaj nuk arriti të ndihmojë ekipin e tij të shpallet kampion.

Hera e fundit kur Milwaukee fituan NBA ishte viti i largët i largët, 1971./Insajderi.com