Sport

Milani kërkon qendërmbrojtësin turk, Kabak

Pas lëndimit të Simon Kjaerit, skuadra e Milanit ka kthyer sytë kah qendërmbrojtësi i Schalkes, turku Ozan Kabak.

“Calciomercato”, ka raportuar të premten se Milani po synon transferimin e 20-vjeçarit, në afatin kalimtar të janarit.

Ekipi italian është i gatshëm t’i paguajë Schalkes rreth 20 milionë euro për Kabakun.

Kabak këtë edicion ka katër paraqitje në Bundesligë dhe po vlerësohet ndër mbrojtësit më të talentuar. Ai te Schalke u transferua vitin e shkuar nga Stuttgarti dhe ka kontratë deri në vitin 2024. Kabak gjithashtu ka edhe nëntë paraqitje me Përfaqësuesen e Turqisë, tek e cila debutoi vitin e shkuar.

Pos Milanit, interesim për Kabakun ka treguar edhe Paris Saint-Germaini.