Sport

Milan mposhtet në shtëpi me përmbysje nga Sassuolo, Raspadori hero i mysafirëve

Sassuolo arriti të marrë një fitore të madhe 1-

Sassuolo arriti të marrë një fitore të madhe 1-2 ndaj Milanit, teksa arritën të përmbysin rezultatin brenda shtatë minutave në pjesën e dytë të takimit, në sfidën e vlefshme për javën e 32-të në Serie A, njofton Insajderi.

Goli spektakolar i Çalhanoglu nuk mjaftoi për ekipin e Piolit, të cilët në pjesën e dytë ishin thuajse inekzistent në fushë.

Heroi për Sassuolon ishte talenti 21 vjeçar, Giacomo Raspadori i cili hyri si zëvendësues në minutën e 64-të të takimit, dhe arriti të shënojë dy herë brenda shtatë minutave përkatësisht në të 76-tën dhe 83-tën minutë.

Milani mbetet në vendin e dytë në kuotën e 66 pikëve, teksa ‘kuqezinjtë’ e komplikojnë situatën e tyre për të siguruar një vend në zonën që dërgon në Champions League. /Insajderi.com