Sport

Milan kërkon 50 milionë euro për Leaon

AC Milan do kërkojë 50 milionë euro për sulmuesin Rafael Leao me Evertonin dhe Wolves që pritet ta rivalizojnë Juventusin në garë.

21-vjeçari është duke kaluar formë të mirë në Seria A duke shënuar gjashtë gola dhe dhuruar pesë asistime.

Portugezi iu bashkua Milanit nga Lille për 25 milionë euro në verë dhe tani ka nisur të tregojë vlerën e tij.

Sipas Calciomercato, Milan e vlerëson Leaon në 50 milionë euro, ndërsa Everton dhe Wolves e duan lojtarin se bashku me Juventusin.

Thuhet se oferta e Wolves për portugezin në verën e kaluar u refuzua, derisa ka raportime që edhe Everton provoi fatin e tyre.

Milan beson se ka një yll në radhët e veta, andaj nuk mendojnë ta largojnë, por nëse është e domosdoshme, atëherë duhet paguar me patjetër kartoni prej 50 milionë eurove.