Lajme

Milaim Zeka për Gërvallën: Ka pasur mundësi ta zbulojë vrasjen e babait të saj

Gazetari Milaim Zeka, ka folur për deklaratat e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, se do ta ndihmojë Gjykatën Speciale me materiale që ajo i ka në dispozcion .

Zeka tha se Gërvalla ka pasur mundësinë ta zbulojë vrasjen e babait të tij.

“Kjo i ka pasur të gjitha mundësitë diplomatike, qytetare dhe njerëzore së bashku me burrin e saj, për të bërë presion në Bundestagun gjerman, policinë gjermane dhe shërbimin sekret gjerman, për t’i zbuluar vrasësit e babait të saj, sikur kanë bërë kroatët në vrasjen e Stjepan Gjurkoviqit, në Mynhen në një garazh. Jonë arrestuar pjesëtarët e UDB-së dhe janë dënuar në Gjermani”.

Ai tha se dyshimet e saj ishin të drejtuara tek Behgjet Pacolli, për implikimin në vrasjen e Jusuf Gërvallës.

Gabimi i saj më i madh është që kur ka folur për Gjykatën Speciale, është dashur ta specifikojë dhe të thotë që ajo ka vetëm një dokument ose dyshim ose informacion nga shërbimi sekret gjerman dhe zviceran, dhe aludimi i saj në përzierjen në vrasjen e Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës, aludimet e saj kanë qenë të drejtuara tek Behgjet Pacolli”.