Kosovë

Miftaraj: Selmanaj nuk duhet të pengohet në Kuvend, ka kërkuar falje

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka thënë se Driton Selmanajt duhet t’i lejohet hyrja në Kuvend pa pengesa. Kjo pasi që sipas tij Selmanaj ka kërkuar falje.

Kështu sipas Miftarajt ajo falje ka qenë e sinqertë dhe si e tillë duhet të respektohet.

Ai ka thënë se nëse partitë politike dëshirojnë t’ia ndalojnë hyrjen një anëtari të qeverisë, atë duhet ta bëjnë vetëm përmes mocionit.

“Driton Selmanaj ka kërkuar falje, kërkim falja ka qenë e sinqertë dhe duhet respektuar. Kryeministri dhe ministrat janë llogaridhënës ndaj Kuvendit, por Kuvendi as partitë politike në Kuvend nuk kanë të drejtë të ia ndalojnë hyrjen në Kuvend një anëtari të Qeverisë. Normal përmes mocionit mund të kërkojnë shkarkimin nëse i kanë votat dhe me këtë edhe e dërgojnë në pension. Me fjalë tjera, kjo i bjen si me kushtezu Real Madridi ekipin e Barcelonës me lu futboll me kusht që një lojtar i Barcelonës mos me luajtur. Dorën në zemër prej Real Madridit pritet gjithçka”, ka shkruar ai.