Maqedoni

Mexhiti: Në BDI mendimet ndryshe vlerësohen si vlerë e shtuar

Nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti i ftuar në “Programi 200”, mohoi zërat se përplasjet brenda BDI-së janë një lojë për të tërhequr vëmendjen e opinionit. Sipas tij këto janë zëra të opozitës, dhe se e vërteta është se ai ka shprehur mendimin e tij ndryshe, gjë që në BDI vlerësohet si vlerë e shtuar.

A është lojë apo është e vërtetë, unë e them me plotë përgjegjësi që është e vërtetë dhe nuk pretendoj se gjithkush do e besoj këtë, fundi fundit opozitës askush nuk ia ndalon hapësirën për të vepruar si opozitë, ata kanë punën e vetë, unë flas këtu për BDI-në. Është e vërtet se javën e kaluar kur u mbajt kryesia qendrore u tha se janë bisedua dhe shtjellua temat. Varësisht prej percepcionit a e shohim këtë si problem apo si një vlerë e shtuar brenda BDI-së. Sepse aty ku ka debat, aty ku ka përplasje të argumenteve dhe përplasje të koncepteve është edhe progresi.  Unë mendoj  se zoti Ahmeti mendimin ndryshe, ashtu siç e tha edhe në publik e vlerëson si një vlerë e shtuar e BDI-së”, deklaroi Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së.

The post Mexhiti: Në BDI mendimet ndryshe vlerësohen si vlerë e shtuar appeared first on Alsat.