Maqedoni

Mexhiti: Grubi “De facto” është lider i BDI-së, ka shumë pushtet dhe pak përgjegjësi

Izet Mexhiti, një nga disidentet e BDI-së, i njohur ndryshe si “Grupi i zjarrit”, i ftuar sot në emisionin “Programi 200” në Alsat akuzoi drejtpërdrejt rivalin e tij në parti Artan Grubi se ka marrë të gjitha pozitat e partisë dhe se De facto ai është veçmë kryetari i partisë. Nga ana tjetër ai tha se një nga përplasjet brenda partisë janë edhe përplasjet për mosrealizimin e asnjë prej premtimeve në 100 të parë. Sipas tij, zëvendëskryeministri Grubi,  ka shumë pushtet dhe pak përgjegjësi sot.

Prej jashtë mund ta them që Artan Grubi është lideri De facto, me shumë pushtet i partisë. I stërngarkuar me pozita. Këto nuk janë vetëm qëndrime personale, por janë qëndrime nga votuesit tanë, nga strukturat e partisë, nga baza. Një ndër përplasjet në parti ka qenë edhe premtimet që nuk u realizuan aspak dhe ne nuk mund të presim kryeministrin shqiptar 100 ditës t’i përmbush ato dështime. Nuk është realizuar asnjë premtim, përveç lëvizjes së administratorëve. Grubi si zëvendëskryemistër nuk ka iniciuar asnjë iniciativë-tha Mexhiti.

The post Mexhiti: Grubi “De facto” është lider i BDI-së, ka shumë pushtet dhe pak përgjegjësi appeared first on Alsat.