Lajme

Meta thërret në takim krerët e partive që dogjën mandatet

Presidenti Ilir Meta thërret në takim krerët

Presidenti Ilir Meta thërret në takim krerët e partive që dogjën mandatet. Takimi, sipas presidencës, do të ketë në focus sistuatën në të cilën ndodhet vendi.

Sqarim i Zëdhënësit të Presidentit të Republikës, Tedi Blushi

I pyetur nga gazetarët lidhur me një lajm që qarkullon në media për një sërë nismash dhe vendimesh shumë të rëndësishme që do të ndërmarrë në ditët në vijim Presidenti i Republikës Ilir Meta, Këshilltari për Mediat dhe Zëdhënësi z.Tedi Blushi bën me dije se:

Presidenti Meta do të kërkojë takim me të gjithë kryetarët e Partive Parlamentare që braktisën Kuvendin në shkurt 2019, për të diskutuar lidhur me situatën dramatike ku ndodhet vendi. Padyshim do të ketë edhe të tjera inisiativa, vendime dhe takime shumë të rëndësishme!