Lajme

Meta-Ramës: Mjaft me tendera për oligarkët, rrit buxhetin për shëndetësinë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta me anë të n

Presidenti i Republikës, Ilir Meta me anë të një statusi në Facebook i ështe përgjigjur kryeministrit, Rama lidhur me situatën e pandemisë në vendin tonë.

Më herët, Rama në Twitter i adresohej Metës duke i thënë se bërja politike e situatës se pandemisë ishte një turp.

Presidenti Meta i përgjigjet duke i kujtuar premtimin e shëndetësisë falas për qytetarët dhe se duhet rritur buxheti për shëndetësinë.

Gjithashtu Meta i bën thirrje Ramës të heqë dorë nga PPP-të dhe nga tenderat sekretë për oligarkët.

Statusi i Presidentit Meta:

Qytetarët e infektuar po shtohen çdo ditë!

Jetët e humbura po shtohen çdo ditë!
Shto testimet!
Rimburso pacientët të cilët mjekohen në shtëpi, familjet në nevojë dhe pensionistët e infektuar me COVID-19!
Rrit buxhetin për sistemin shëndetësor! Shto spitalet COVID!
A e di ti sa paguan sot çdo shqiptar për mjekim dhe ilaçe për t’i shpëtuar COVID-19?
A nuk ishe ti që ju premtove shëndetësinë falas?
Mjaft me koncensione dhe PPP korruptive! Mjaft me tendera sekrete për oligarkët!

LEXO EDHE:

Koronavirusi jashtë kontrollit, Rama sulmon opozitën dhe Presidentin


Etiketa: , , , ,