Lajme

Meta: Njerëzit janë përpara 3 mundësive, të marrin armët, ose…

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, gjatë kon

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, gjatë konferencës për shtyp lidhur me përplasjen institucionale për Gjykatën Kushtetuese, ka deklaruar se qytetarët janë përpara tre mundësive, sipas tij, të marrin armët, të bëhen skëllevër ose të largohen nga vendi.

Kreu i shtetit ngriti shqetësimin se mazhroanca po kap drejtësinë. “Tani kanë mbetur vetëm tre zgjidhje, ose njerëzit të marrin armët, ose të bëhen skllevër, ose të ikin të gjithë jashtë vendit… Këto janë të papranueshme për mua, dy të fundit tmerrësisht të papranueshme…”, tha Meta.

Ndërkohë që më herët, kreu i shtetit u shpreh se kryeministri Edi Rama duhet të ndalojë së përdorur ekspertët e huaj.

“Mos i keqpërdor më SHBA, diplomat e kështu ekspertë, si ata që firmosën për PPP në mënyrë antikushtetuese le të përdori sa të dojë, por kushtetutën e Shqipërisë e kemi bërë me SHBA, BE dhe Komisionin e Venecias, sepse përndryshe do të ketë hetim ndërkombëtar për këtë çështje dhe ndëshkim ndërkombëtar për këtë çështje, sepse ka dy vite që është sabotuar qëllimisht KED që ky person që u vu në krye të KED të bëjë këto veprime”, tha ai.

LEXO EDHE:

Përplasja për Kushtetuesen, Meta: Padi në prokurori për Dvoranin


Etiketa: ,