Lajme

Meta ngre dolli me gotë ujë: Gëzuar për Gjykatën Kushtetuese!

Presidenti Ilir Meta theksoi në deklaratën për mediat se, pas dy vitesh nis nga funksioni Gjykata Kushtetuese. Duke mos e lënë menjanë ironinë e hollë, Meta ngreu dolli me gotën e ujit, të gjendur pranë.

“Gëzuar për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”-u shpreh ai, ndërkohë që pohoi për të disatën herë se tre anëtaret e përzgjedhura së fundmi të gjykatës janë: Elsa Toska, Fiona Papajorgji dhe Marsida Xhaferllari. 

Mëngjesin e sotëm, parlamenti u mblodh për të votuar ndërkohë një rezolutë kundër dekretit të Presidentit për anëtaren e Kushtetueses, Marsida Xhaferllari. Kjo e fundit u përplas për karrige me Arta Vorpsin, e cila, duke shmangur mosdakordësinë nga ana e Presidentit, u betua ditën e djeshme tek një notere.

Gjykata Kushtetuesë përbëhet tani nga 5 anëtarë: Vitore Tusha, Besnik Muçi, Elsa Toska, Fiona Papajorgji dhe Marsida Xhaferllari.


Etiketa: