Lajme

Meta: Media shqiptare nën censurën e Qeverisë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në Dita Ndë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit, ka thëne se kjo ditë i gjenë shumicën e mediave shqiptare nën censurën e Qeverisë dhe kontrollin e oligarkisë, përcjell Insajderi.

Në një status në Facebook, ai tha se dhuna dhe kërcënimet ndaj gazetarëve janë shpeshtuar.

“Fondet publike dhe burimet e dyshimta financiare vazhdojnë të përdoren gjerësisht për të cenuar lirinë e shprehjes, për të fshehur të vërtetat dhe për të shmangur llogaridhënien. Dhuna dhe kërcënimet ndaj gazetarëve janë shpeshtuar, së bashku me censurën dhe autocensurën”, ka shkruar Meta.

I pari i Shqipërisë tutje ka shtuar se liria e medias është thelbësore për demokracinë.

“Ne duhet të mbrojmë dhe inkurajojmë çdo ditë gazetarët kurajozë në punën e tyre. Ata duhet të ndihen të sigurtë dhe të kenë qasje të plotë në informacionin që i shërben interesit publik, pa pritur që lirinë e shprehjes t’ua servirë politika apo grupet e saj klienteliste”, është shprehur Meta./Insajderi.com

Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit i gjen shumicën e mediave shqiptare nën censurën e Qeverisë dhe kontrollin e…

Posted by Ilir Meta on Monday, 3 May 2021