Lajme

Meta: Me trishtim të thellë përcolla lajmin e rëndë për aksidentin tragjik në Kroaci

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, u ka shpreh

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave të cilët humbën jetën në aksidentin e sotëm që ka ndodhur në Kroaci, në autobusin që po udhëtonte nga Gjermania për në Kosovë, shkruan Insajderi.

Ai ka falënderoj autoritetet kroate për gatishmërinë,  në veçanti për kujdesin shëndetësor të ofruar për të plagosurit.

“Me trishtim të thellë përcolla lajmin e rëndë për aksidentin tragjik në Kroaci. Ndaj dhembjen e madhe me familjet e viktimave dhe ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, ka pohuar ai.

Ministri kroat i Mbrojtjes Civile, Damir Trut ka thënë së në autobusin më udhëtarë nga Kosova  kishte 67 pasagjerë dhe dy shoferë autobusi.

Ai u drejtua gazetarëve dukë e konfirmuar se 10 persona kanë vdekur nga aksidenti.

“Kishte 67 pasagjerë dhe 2 shoferë në autobus. Për fat të keq, 9 pasagjerë dhe një shofer vdiqën”, tha Trut.

Krerët e institucioneve të Kosovës e Kroacisë kanë reaguar në lidhje me tragjedinë.

Rreth orës 06:20 autobusi me targa të Kosovës doli nga rruga.

Kjo është konfirmuar edhe nga kompania “Deva Tours”, ku u tha se pasagjerët ishin mërgimtarë./Insajderi.com