Lajme

Meta me Shoqërinë Civile: I kemi të gjitha mundësitë për zgjedhje si Kosova

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të shoqërisë civile, mbi ecurinë e procesit përgatitor të zgjedhjeve të përgjithshme më 25 prill. 

Meta u shpreh se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë t’i ngjajë Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në zgjedhjet e fundit, duke iu referuar pjesëmarrjes masive dhe të lirë. Kreu i shtetit theksoi se zgjedhjet demokratike janë kushti kryesor për integrimin e vendit në BE.

“Besoj se i kemi të gjitha mundësitë si popull dhe si institucione, që të paktën t’i ngjajmë Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, me shembullin e dhënë për organizimin e proceseve zgjedhore”,  – tha Meta.

“Duhet t’i kushtojmë shumë vëmendje informimit të zgjedhësve. Është shumë e rëndësishme t’i ndërgjegjësojmë qytetarët se në një sistem demokratik, fuqia e tij është vetëm vota e tij” , -vijoi presidenti.

“Çdo demotivim, përgjumje dhe indiferencë e qytetarëve, nuk i shërben as demokracisë dhe as vetë qytetarit, për të qenë aktiv në ndërtimin e sistemit të llogaridhënies. Çdo qytetar që nuk voton, nuk ka të drejtë të ankohet nesër për Qeverinë.” – tha Meta.

8


Etiketa: , ,