Lajme

Meta me gishtin lart: Parlamenti me një dekret shpërndahet!

Teksa Parlamenti është mbledhur për të votu

Teksa Parlamenti është mbledhur për të votuar një rezolutë kundër dekretit të Presidentit për anëtaren e Kushtetueses, Marsida Xhaferllari, Meta ka bërë paralajmërimin e ashpër: Shpërndarjen e Parlamentit.

Deklarata e Ilir Metës për mediat, teksa dilte nga një aktivitet për barazinë gjinore te Hotel Rogner:

“Situata është tërësisht e zgjidhur për ata që dinë të lexojnë Kushtetutën… dhe meqënëse po vjen data 22 nëntor kur populli shqiptar votoi me referendum Kushtetutën dhe këto parime janë ende, edhe pse janë bërë deformime në pabesi, kam një paralajmërim të fundit: Betimi i Ilir Metës me dorën në Kushtettutë nuk ka qenë një proces formal apo ceremonial. Nuk ka institucion më të rëndëshëm se sa Kushtetuta e vendit, e cila ka vetëm një garant që është Gjykata Kushtetuese. Përpjekjet për të dhunuar Kushtetutën për të kapur gjithë sistemin e drejtësisë me kapjen e Gjykatës Kushtetuese po u them askush të mos guxojë të dhunojë Gjykatën Kushtetuese. Parlamenti me një dekret shpërndahet, Qeveria me një mocion rrëzohet. Nëse dikush mendon se angazhimet e mia kanë qenë ceremoniale ju bëj të ditur se Presidenti do ti tregojë vendin kësaj bande dhe skllevërve të tyre”.


Etiketa: , , , ,